Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët e Nju Jorkut organizojnë paradën madhështore, kryebashkiaku Adams u bashkohet e bën simbolin me shqiponjë


Shqiptarët e Nju Jorkut kanë organizuar ditën e djeshme paradën e përvitshme, në edicionin  e 15-të të saj.

Mijëra shqiptarë të veshur me veshje kombëtar e flamuj kuqezi, marshuan  në rrugën e metropolit gjigant, duke festuar, kërcyer e marshuar nëpër rrugët e zbukuruara me flamujt kuqezi.

Në paradën gjigante morën pjesë përveç shqiptarëve të Nju Jorkut e personaliteteve shqiptare që jetojnë e punojnë atje, edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili përgatiti edhe një reportazh drejpërdrejt nga festa.

Pjesë e paradës ishte edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Ai ka hedhur disa foto në Twitter ku shfaqet përkrah shqiptarëve të Nju Jorkut duke bërë simbolin e shqiponjës me duar ndërsa shkruan se Nju Jorku u ndërtua nga emigrantët, të cilët e bëjnë të funksionojë atë ditë pas dite.

“Emigrantët e ndërtuan qytetin tonë dhe e bëjnë atë të funksionojë çdo ditë. Të gjithë ne kemi ardhur këtu nga diku tjetër. Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot.” – shkruan Adams.