Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi 1 milion euro, përveç Silva Binos merren në pyetje edhe 4 zyrtarë të tjerë


Përveç shefes së Departamentit të Epidemiologjise në ISHP, Silva Bino, prokuroria ka marrë në pyetje edhe katër zyrtarë të tjerë, mes të cilëve edhe shefen e sektorit të dezinfektimeve.

SPAK po heton një tender 1 milion euro për dezinfektimin e mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë, shkruan Euronews.al.

Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive që mori pjesë në tender asokohe, që u skualifikua nga gara.

Dyshohet se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë proçedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.