Vendosni fjalën kyçe....

Gazmend Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD


Pas mbledhjes së Kryesisë së PD ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e PD dhe konfliktit me militantët e Lulzim Bashës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD.

Javën e shkuar, pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë.

Ndërkohë pas tensioneve, disa deputetë zgjodhën të linin mbledhjen  pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. 

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, ata janë sharë e ofenduar nga militantët e Lulzim Bashës që ishin mbledhur para selisë blu.