Vendosni fjalën kyçe....

George Soros ia dorëzon kontrollin e perandorisë djalit të tij 37-vjeçar: Unë jam më politik


George Soros, financuesi dhe filantropi miliarder që përdor shpesh pasurinë e tij për të çuar përpara kauzat progresive, po ia dorëzon interesat e tij të biznesit djalit të tij ‘më politik’ Alexander.

Hungarezo-amerikani e bëri njoftimin në një intervistë të botuar në Wall Street Journal të dielën.

Soros, 92 vjeç, tha se djali i tij Alexander, 37 vjeç, do marrë frenat e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF), si dhe pjesën tjetër të pasurisë së tij prej 25 miliardë dollarësh dhe interesa të tjera.

Soros tha gjithashtu për të birin, i cili u zgjodh kryetar i OSF-së në dhjetor, duke zëvendësuar babanë e tij, se ai ka ‘fituar’ rolin e ri.

Duke folur për të njëjtin botim, Alexander Soros tha se ai synon të vazhdojë trashëgiminë e babait të tij për financimin e çështjeve progresive si dhe kauza të ndryshme si të drejtat e votës, të drejtat e abortit dhe barazia gjinore.

“Unë jam më shumë politik,” tha Alexander Soros, duke e krahasuar veten me babain e tij. Sorosi më i ri u tregua në regjistrat e vizitorëve se kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë të paktën 14 herë gjatë 18 muajve të fundit.

Alexander Soros, tha ai, do vazhdojë të përdorë pasurinë e familjes së tij për të mbështetur kandidatët politikë liberalë.

Ai gjithashtu vuri në dukje shqetësimin e tij për kthimin e mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, duke sugjeruar se paratë e Soros do shpenzohen për të çuar përpara synimet e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Në fillim të kësaj jave, i riu Soros postoi në Twitter një foto të tij duke qëndruar përkrah zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, ku Alexander Soros ishte nënkryetar që nga viti 2017, derdh rreth 1.5 miliardë dollarë çdo vit për kauza të ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Ndikimi i tij në fondacion e ka parë atë të drejtojë disa nga përpjekjet e tij drejt ndihmës së organizatave progresive hebreje, çështjeve mjedisore dhe të drejtave të punëtorëve amerikanë.

Disa figura të së djathtës kanë thënë se familja Soros ka pasur një ndikim negativ në çështjet politike. Muajin e kaluar, Elon Musk pohoi se ai besonte se George Soros ‘e urren njerëzimin’ dhe e krahasoi atë me horrin e librave komik, Magneto. 

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani