Kylian Mbappe raportohet se ka informuar Paris Saint-Germainin se nuk do të rinovojë kontratën e tij.
Sipas “L’Equipe”, francezi i dërgoi një letër zyrtare klubit të hënën pasdite, duke i informuar se ai nuk do të aktivizojë opsionin një vjeçar për të vazhduar kontratën e tij për një vit tjetër.
Siç qëndron tani, 24-vjeçari do të jetë një futbollist i lirë në qershorin e ardhshëm dhe parisienët do të humbasin lojtar e tyre kryesor me parametra zero.
Sipas mediumit francez, hierarkia e klubit është befasuar nga lëvizja e Mbappes, pasi ata mendonin se bisedimet në lidhje me një zgjatje të kontratës po vazhdonin pozitivisht.
PSG-ja thuhet se nuk po shqyrtonte më parë idenë e shitjes së yllit të skuadrës këtë verë. Tani kampionët e Ligue 1 thuhet se janë të lodhur nga situata dhe janë të përgatitur për të marrë një qëndrim të ashpër.
Nga këndvështrimi i PSG-së, ose Mbappe duhet të vazhdojë kontratën ose do të shitet. Te klubi besohet se nuk duan në asnjë rrethanë që ai të largohet si lojtar i lirë. Kjo nënkupton se ai mund të shitet gjatë kësaj vere.
Pak kohë më parë qarkulloi një video e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, i cili u përgjigj: “po, por jo këtë vit”, kur u pyet nga një tifoz nëse “Los Blancos” do të nënshkruajnë me kapitenin e Francës.
Pas këtij zhvillimi, i pari i klubit nga kryeqyteti spanjoll edhe mund të ndryshojë mendje – pasi dihet se Real Madridi po kërkon të nënshkruajë me një sulmues të klasit të lartë këtë verë.
Pronarët nga Katarit të Paris Saint-Germanit thuhet se janë të hutuar nga ky zhvillim i fundit, pasi ata ishin të gatshëm të bënin përpjekje të konsiderueshme për të zgjatur kontratën e ish-sulmuesit të Monacos, duke përfshirë edhe dhënien e aksioneve në disa investime shtetërore të Katarit.