Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në spitalin e burgut 86-vjeçari


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Burgjeve i dënuari Njazi Raki Ceka, 86 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Sipas njoftimit, vdekja e pacientit ka qenë pasojë e problemeve kardiake. Institucionet e prokurorisë dhe policisë gjyqësore janë duke kryer hetimet për shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi

– Shtetasi Njazi Raki Ceka, i burgosur me dënim të përjetshëm, ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve me datë 01.06.2023, për probleme kardiake i ardhur nga IEVP FDurrës, ku ishte i akomoduar në Seksionin e Kujdesit të Veçantë, për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

– Stafi i Qendrës Spitalore, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit, është përpjekur t’i japë ndihmën e parë pacientit, por pa rezultat.

– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

– Një ekip i DPB me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është paraqitur në vend, për të vlerësuar situatën dhe veprimet e stafit, nga ora 07.00 e datës 12.06.2023.