Real Madridi është në kërkim të përforcimit të fazës së sulmit për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Kai Havertz nuk pritet që të jetë një nga opsionet e sulmit në ekipin e Carlo Ancelottit
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se negociatat aktualisht janë ndaluar.
Real Madridi thuhet se nuk e ka ndërmend të paguajë 60 milionë eurot e kërkuara nga Chelsea për Havertzin, plus bonuset tjera – pavarësisht se lojtari vlerësohet nga Ancelotti.
Negociatat mes palëve mund të rifillojnë vetëm nëse “Blutë” e ulin çmimin për 24-vjeçarin.