Vendosni fjalën kyçe....

Vritet një 23-vjeçar shqiptar në Athinë


 

Një 23 vjecar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës, sipas autoritetet greke që janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të tij.

Viktima i identifikuar si Koço Myftari, sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

Ndërkohë mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.

Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës, por po heton për shkaqet.