Arrestimi i udhëheqësit të grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri, ka shkaktuar reagim te serbët, të cilët janë mbledhur nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut.
Një pjesë e madhe e tyre janë me maska, që dyshohet të jenë anëtarë të grupeve të ngjashme kriminale. Në anën tjetër, shumë forca të Policisë janë parë të qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkoviç i njohur me nofkën Lune. Ky i fundit dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.