Ministri i Mjedisit e Infrastrukturës i qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu, është sulmuar ngaprotestuesit serbë ndërsa ka vizituar kryetarin e zgjedhur të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Teksa ka dalë nga ndërtesa ku qëndron Hetemi, ndaj tij janë hedhur vezë e bojë e kuqe, shkruajnë mediat në Kosovë.
Aliu është përpjekur të vizitojë Leposaviqin edhe javën e shkuar por nuk shkoi pas udhëzimit të Policisë së Kosovës.