Vendosni fjalën kyçe....

Media në Kosovë njofton anulimin e mbledhjes së dy qeverive në Kosovë, zyra e shtypit të Kurtit e hedh poshtë


Klan Kosova raportoi se burime nga Tirana i kishin thënë se mbledhja mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë e planifikuar për tu zhvilluar në Gjakovë është anuluar.

Postimi i Klan Kosovës

Ndërkohë një reagim i zyrës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për News 24 pas lajmit pohon se nuk ka asnjë njoftim nga pala shqiptare për anulim.

Në orën 19:30 Kryeministri Edi Rama do dalë në një konferencë për shtyp.

Ditën e sotme Kurti bëri një deklaratë për Ramën ku nuk pranoi sugjerimin e tij për draftin mbi asociacionin dhe i kërkoi homologut të tij t’ia paraqesë Vuçiçit një draft për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe Bujanovcit.

Posteri për mbledhjen e përbashkët qeveritare