Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kosovës: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme


Qeveria e Kosovës ka reaguar për njoftimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive nuk mund të zhvillohet në kushtet ku ndodhet Kosova.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë së Kosovës është hera e parë që anulohet në mënyrë të njëanshme.

Sipas zyrës në mbledhje do nënshkruheshin 13 marrëveshje që do përfitonin qytetarët.

Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë.

Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. 

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme.’- njofton qeveria e Kosovës.