Vendosni fjalën kyçe....

Rama dhe Kurti takim mes dy qeverive në Gjakovë, zbardhet agjenda


Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka publikuar aghendën finale të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, që zhillohet më 14 qershor, në Gjakovë.

Mbledhja është organizuar të mbahet në Bibliotekën e qytetit, ku do nisë me pritjen e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët, është planifikuar një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve që priten të nënshkruhen.

Në orën 13:15, në Teatrin “Hadi Shehu” pritet të mbahet një konferencë e përbashkët mes dy kryeministrave.

Dita përfundon pas orës 16:00, kur është parashikuar një takim i dy kryeministrave me kryetarët e qyteteve që ndodhën në vijat kufitare Kosovë–Shqipëri.