Presidenti Begaj ka thirrur sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
Gjatë takimit do diskutohet gjendja e sigurisë kibernetike në vend.
Pjesë e takimit do jenë krerët më të lartë të shtetit. Takimit vjen teksa NATO-ja po zhvilloj stërvitjen e madhe ‘Defender 2023’.
Njoftimi
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bazuar në pikën 3, të nenit 168 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 10 të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, sot më datë 13 Qershor 2023 ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me temë:
“Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”
Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:
Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonja Lindita NIKOLLA
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Zoti Edi RAMA
Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU
Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA
Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA
Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI
Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO
Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ
Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ.”