Të paktën 46 persona, përfshirë 23 fëmijë, u vranë dhe gjashtë u plagosën në një kamp zhvendosjeje në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), sipas rrjetit të vëzhguesve me bazë në vend.
Kivu Security Tracker tha se incidenti ndodhi në territorin e Djugu pas një sulmi nga grupi i milicisë “Codeco” të hënën, sipas CNN.
“Të paktën 46 civilë u vranë dhe gjashtë u plagosën të hënën më 12 qershor në kampin e personave të zhvendosur #Lala (territori Djugu, #Ituri) pas një inkursioni të #CODECO”, tha Kivu Security në Twitter.
Kivu Security shtoi se sulmi ishte më vdekjeprurësi i përjetuar në zonë në më shumë se një vit. Masakra mund të ketë qenë një hakmarrje për aktet e dhunës nga grupet e tjera të armatosura të militantëve, thanë ata.
Në një deklaratë të hënën, misioni paqeruajtës i OKB-së “Monusco” tha se ata dënojnë në termat “më të fortë” “sulmin e neveritshëm” që ndodhi në kampin e zhvendosjes.
“MONUSCO ka përforcuar praninë e saj të sigurisë në zonë, në ndërlidhje me autoritetet provinciale,” tha një deklaratë nga shefi i MONUSCO.
Adhuruesit u vranë pasi bomba shpërtheu gjatë shërbesës kishtare të DRC
“Misioni nuk do të kursejë asnjë përpjekje për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe për të luftuar kundër mosndëshkimit, në përputhje me mandatin e tij.
Deklarata shtoi se MONUSCO shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe “uron shërim të shpejtë” për të lënduarit.
MONUSCO u kërkoi autoriteteve kongoleze të përshpejtojnë një hetim dhe t’i nxjerrin autorët para drejtësisë.
DRC vazhdon të përballet me valët e dhunës që kanë vazhduar në provincën e saj të Kivu-së veriore, pavarësisht përpjekjeve të forcave të saj të armatosura dhe paqeruajtësve ndërkombëtarë për ta kontrolluar atë.
Qeveria kongoleze gjithashtu dënoi sulmin duke siguruar se forcat e saj të armatosura “mbeten të përkushtuara për të rivendosur sigurinë në Ituri”.
Grupi aktivist LUCHA thotë se qeveria nuk ka bërë mjaftueshëm në mbrojtjen e komuniteteve të cenueshme nga sulmet.
Në janar, të paktën 12 besimtarë u vranë dhe rreth 50 u plagosën në një shërbesë kishtare kur një bombë u shpërthye nga grupi i milicisë ADF në Kasindi, Kivu Veriore.