Trump vendoset nën arrest në gjykatën e Floridës për akuza penale për dokumentet sekrete
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u vendos në paraburgim në një gjykatë në Majami të martën për t’u përballur me akuzat penale se ai mbante në mënyrë të paligjshme dokumente të sigurisë kombëtare kur u largua nga detyra dhe gënjeu zyrtarët që kërkuan t’i rimarrin ato.
Trump dhe ish ndihmësi Walt Nauta u arrestuan, tha një zyrtar i gjykatës, përpara një gjyqi, të planifikuar për në orën 15:00. EDT (1900 GMT), kur ata duhej të paraqisnin një shfajësim.
Seanca do të zhvillohet e mbyllur për kamerat dhe transmetime të drejtpërdrejta.