Me një duartroktije të gjatë lamtumire është pritur arkivoli i Silvio Berlusconit i cili ka mbërritur në Katedralen e Milanos.
Ndërkohë të pranishmit filmuan kalimin e arkivolit me smartfonin e tyre.
Emocionet përfshinë familjen e Silvio Berlusconi, sapo arkivoli i ish-kryeministrit mbërriti në katedralen e Milanos. Në lot, vajza e madhe Marina, partnerja e saj Marta Fascina dhe djali i saj Pier Silvio, i cili para se të ulej, përqafoi Maria De Filipin. Barbara dhe Pier Silvio shtrënguan duart për një moment.