Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i tre policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia


 

Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, ka mësuar KOHA.

Kjo ka ardhur pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresion ky është edhe synim për destabilizim.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.