Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Serbia të ndalojë provokimet ndaj Kosovës dhe të lirojë policët e rrëmbyer


Për rrëmbimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe ka reaguar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha e cilëson një akt provokativ që synon destabilizimin.

Ai bën thirrje që të ndalojë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës.

Basha kërkon uljen në tavolinën e bisedimeve të Kurtit dhe Vuçiçit dhe të gjejnë zgjidhje deri në njohje reciproke.

Rrëmbimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë është një akt i ulët provokativ që synon destabilizim.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i garantuar nga faktori ndërkombëtar dhe akte të tilla janë thjesht dhe vetëm tentativa për përshkallëzim të tensioneve.

Aleksandër Vuçiç duhet t’i ndalojë menjëherë provokimet dhe të urdhërojë lirimin e punonjësve të Policisë së Kosovës!

Kosova dhe Serbia duhet pa humbur kohë të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe së bashku me partnerët tanë SHBA dhe BE të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar dhe për t’i dhënë fund me njohjen reciproke të mosmarrëveshjeve që po prodhojnë vazhdimisht tensione. Vetëm në këtë mënyrë do të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal dhe të dy vendet do të fokusohen drejt zhvillimit dhe mirqenies së qytetarëve”-shkruan Basha.