Dy turistë holandezë që kishin mbetur në gjirin e Filikurit në Himarë janë shpëtuar nga policia kufitare.
Njëri nga turistët ishte dëmtuar për shkak të rrëzimit e kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.
Ata janë gjetur pas disa orësh kërkimi e më pas janë transportuar me mjetin lundrues të policisë kufitare në hotelin ku po qëndronin.