Vendosni fjalën kyçe....

Karkalecat dëmtojnë sipërfaqe të mëdha të mbjellash në Fier, fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit


Koloni të mëdha karkalecash kanë pushtuar sipërfaqe tokash në zonën e Sektor-Semanit në Fier. Fermerët pohojnë se sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me misër dhe jonxhë e grurë janë dëmtuar nga tufat e karkalecave, shkruan BË.

Ndërkohë që nga viti në vit ky insekt problematik sa vjen e shtohet për shkak të rritjes së sipërfaqeve të tokave djerrë.

Të ndodhur në kushte të tilla fermerët pohojnë se nuk kanë pasur mbështetje nga qeveria për përballimin e këtij problemi, ndërsa theksojnë se dezinfektimi individual nuk ndihmon aspak në zhdukjen e karkalecit.

Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzeri për ndërhyrje urgjente nga Ministria e Bujqësisë, pasi tashmë karkaleci ndodhet në fazën e agresivitetit të tij.