Vendosni fjalën kyçe....

SPAK godet një grup kriminal për trafik sendesh me vlerë, lëshon disa urdhër-arreste, mes tyre edhe ish shoferi i Ardi Veliut


 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për disa persona të akuzuar për grup kriminale,

Burime nga mediat kanë mësuar se mes të arrestuarve është edhe ish-shoferi i drejtorit të Policisë Ardi Veliu, por jo vetëm. Sëbashku me të janë arrestuar edhe gruaja dhe vajza e tij, në një operacion të SPAK për disa akuza.

Raportohet se operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

Ish-shoferi, Sokol Idrizi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, është arrestuar me bashkëshorten dhe vajzën, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

Operacioni është në vijim, teksa në orët në vijim pritet të ketë dhe informacione zyrtare.