Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako kërkon masë më të butë sigurie


Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u arrestua pak ditë më parë me akuzën për shpërdorim detyre, ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së një masë më të butë sigurie.

Ai u arrestua bashkë me një numër ish-zyrtarësh të bashkisë Durrës lidhur me ndërtimin e një pallati 11-katësh në qytetin bregdetar, që u dëmtua në tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Më herët GJKKO zbuti masën e sigurisë për tre prej të dyshuarve duke lënë në detyrim paraqitjeje Diana Dedjan e në arrest shtëpie Ardian Bulkun e Adnand Toçillën.