Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi VKM-në për konfiskimin e ndëtimeve pa leje me qëllim përfitimi.
Sipas Bardhit vendimi i GJ u shpall nga Rama 6 muaj më parë që e sfidoi duke paralajmërouar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm.
Bardhi shton se për fat të keq Gjykata nuk i rezistoi shantazhit dhe presionit të kryeministrit për VKM-në që ka në thelb amnisti për oligarkët dhe burg për qytetarët e thjeshtë.
“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm.
Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, shkruan Bardhi ne Twitter.