Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim në Dibër, përsërit propozimet për ndryshimin e sistemit politik, votën e diasporës dhe vettingun e politikanëve


Ish-kryedemokrati Lulzim Basha në turin e takimeve me mbështetës është ndalur në Dibër.

Nga Dibra, Basha nën thirrje për një Parti Demokratike e cila bashkohet përmes vlerave dhe lë mënjanë mendësinë konfliktuale për halle personale.

Basha gjithashtu tha se që PD-ja të kthehet pranë qytetarëve duhet të ofrojë alternative dhe ai e sheh duke i shtrirë dorën atyre që kërkonë ndryshimin e sistemit.

Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pas mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.

Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve. Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës”-shkruan Basha.