Presidenti Begaj ka dënuar me ashpërsi rrëmbimin e tre policëve brenda territorit të Kosovës nga forcat speciale serbe.
Në një qëndrim zyrtar ai thekson se ngjarja në fjalë është një akt provokativ për destabilizimin e Kosovës e mbarë rajonit ndërsa bën thirrje për lirimi e menjëhershëm të tyre.
Begaj u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë e të shkurajojnë veprime të tilla.
“Strategjitë ‘eskalim për të deeskaluar’ duhet të marrin fund. Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.” – thuhet në qëndrimin e Begajt.
beegaj