Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO shpall moskompetencë ndaj ish-prokurorit Maksim Sota


Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit tw Organizuar ka shpallur moskompetencë për gjykimin e ish prokurorit Maksim Sota, Artur Krasniqin dhe Ilirjan Ballën të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’.

Çështja për gjykimin e tyre i kalon gjykatës së Durrësit.

Ish-prokurori do të përballet vetëm me akuzën për ‘shpërdorim detyre’, pasi është rrëzuar akuza për ‘grup të strukturuar kriminal’.

Gjatë operacionit “Shpirti” u finalizuan 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.