Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë
Kolegji Zgjedhor ka vendosur për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.
Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla fitoi në këtë bashki me 21 vota më tepër se kandidati i “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
KAS rihapi kutinë e burgut ku kishte pretendime, por rezultati nuk ndryshoi. Koalicioni Bashkë Fitojmë ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili ka vendosu ripërsëritjen e zgjedhjeve.