Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë pas rrëmbimit të tre policëve nga forcat speciale serbe.
Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre efektivëve.
Ai u shpreh i befasuar nga tolerance e heshtja ndërkombëtare ndaj veprimeve të Serbisë që sipas Kurtit po kërkon vazhdimisht destabilizim.
“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim.” – tha Kurti.