Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon lirimin sa më parë të tre policëve: Nuk ka paralele me arrestimin e personit me precedent kriminal


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga Serbia të tre policëve të rrëmbyer në Kosovë nga forcat speciale serbe.

Sipas Ramës KFOR-i nuk do dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës dhe pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

Kryeministri thekson se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedent kriminal të arrestuar nga policia në Veri.

Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë” – shkruan Rama në Twitter.