Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla e quajti hap të turpshëm e të papranueshëm rrëmbimin e tre efektivëve të policisë.
Ai theksoi se ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Kosovës duke e cilësuar atë si një akt hakmarrjeje nga ana e Beogradit pas arrestimit të një krimineli.
Gjatë konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, ai theksoi se veprimet e Serbisë duhet të dënohen nga faktori ndërkomëtar.
“Beogradi ndërmori një hap të turpshmëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë organizuar nga ekipi special i Serbisë ‘Kobra’. Bëhet fjalë kur më herët ka pasur kontrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe. Ky akt kriminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli. Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë” – tha Zveçla.