Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në seancë, deputeti i PD-së bllokon foltoren, kërkon qëndrim për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës


Me tensione është shoqëruar seanca e sotme në Kuvend ku deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren duke detyruar gardën të ndërhyjë.

Ai i kërkoi qeverisë që të mbledhë menjëherë komisionin e jashtëm lidhur me arrestimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat special serbe brenda territorit të Kosovës.

“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës.” – tha Dogjani.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka akuzoi qeverinë se e ka kthyer administratën në strehë militantësh të PS-së duke shkëmbyer replika me ministren Ekonomi.

“Je një militante e përdorur. Që kur ke qenë zëvendësministre shëndetësisë edhe tani vetëm je përdorur për afera. Nuk i ke shërbyer as ti dhe as kryeministri yt shtetit dhe qytetarëve. Bëni hartime, citime e përralla. Vetëm vidhni dhe asgjë tjetër.  Duhet të kesh guxim të madh që të pohosh para shqiptarëve që aplikacionin e kanë plotësuar vetëm socialistë, kur ne kemi fakte që punonjës të administratës janë terrorizuar. Ju keni vetëm ndjeshmëri për çfarë ju thotë Babloku. S’ka ligj, rroftë sulltan, as nuk skuqeni dhe a nuk zverdheni. Zëvendës ministrja jote i shpërndan dhe pëlqen postime. Spitali bashkiak Delvinë, ka edhe të tjera, i keni të gjitha (paraqet foton në Kuvend). Ti zonja ministre kur flas unë të lutem mos ndërhy. Janë të gjitha administratë publike. Ndaj mos flisni për administratë sepse e keni shndërruar në një strukturë militantësh partie. Kursejani këto shqiptarëve, pafytyrësinë e hajdutërinë e kriminalitetin nuk ua pranojnë shqiptarët.” – tha Noka.