Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim merr detyrën e rëndësishme pas largimit nga Shqipëria


Yuri Kim ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit sipas burime diplomatike për BalkanWeb.

Yuri Kim do mbajë pozicionin si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet James O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë. Departamenti i Evropës është me i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.

Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe do të zëvendësohet nga David Kostelançik.