Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i pakënaqur me përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë: Nuk mund të dënohen të gjithë zgjedhësit për një kuti


Kryetari i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët u shpreh i pakënaqur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.

Berisha theksoi se për shkak të problemeve me procesin zgjedhor në Burgun e Rrogozhinës nuk mund të dënohen të gjithë zgjedhësit e tjerë.

“Procesi zgjedhor në burgun e Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre  votimi. Para çdo gjykatësi, ajo shpallej e pavlefshme dhe tani gjykata me një vendim të kontrolluar shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

A ka logjikë të dënosh zgjedhësit e bashkisë së Rrogozhinës që votuan, në vend që të kërkonte dënimin për Ulsi Manjën, Erion Velinë dhe drejtorin e burgut të Rrogozhinën që stisën rezultatin në qendrën e votimit në burg. Skandaloze. Është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Do shikoni mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit.

Kështu janë me radhë pjesa dërrmuese e bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat ndërkohë komisioni po i afrohet fundit në hartimin e raportit. Në 14 Maji nuk kishte zgjedhje por farsë zgjedhore”, tha Berisha.