Vendosni fjalën kyçe....

Kurti ironizon Begajn: E falënderova që pati guximin për të dënuar sulmin e Serbisë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ironizuar qëndrimin e Tiranës zyrtare për tensionet në veri.

Teksa komenton takimin me presidentin Begaj në Forumin e Prespës, kreu i qeverisë së Kosovës shkruan në Twitter se e ka falënderuar Begajn për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë e për kërkimin e lirimit të tre policëve.

Kurti thekson se e vetmja rrugë përpara që ka Kosova e Shqipëria është përmes sundimit të ligjit.

“E falënderova Presidentin Bajram Begaj sot qw pati guximin për të dënuar sulmin e Serbisë e për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të oficerëve tanë dhe për angazhimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënieve speciale të shteteve tona. E vetmja rrugë përpara për Kosovën, Shqipërinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kalon përmes sundimit të ligjit”, shkruan Albin Kurti në Twitter.