Vendosni fjalën kyçe....

Përdoruesit në mbarë globin raportojnë probleme me Instagramin, WhatsApp-in e Facebook-un


Përdoruesit e Instagram, Facebook e WhatsApp po raportojnë probleme duke përdorur aplikacionet e tyre në pronësi të Meta.

Raportet erdhën rreth orës 15:00 e 20:00 të mbrëmjes se përdoruesit po hasnin probleme me tre faqet e mediave sociale.

Megjithatë, ndërprerja më vonë u bë globale.

Përdoruesit e Instagramit thonë se kishin vështirësi për të dërguar mesazhe, ndërsa ata në WhatsApp u ankuan se nuk mund të ngarkonin fotot.

Përdoruesit e Facebook thanë se faqja e internetit po shfaqte vetëm logot dhe nuk po ngarkohej plotësisht.

The Sun ka kontaktuar Meta-n për koment, por nuk ka marrë përgjigje.