Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar disa vendime ekonomike.
Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi se nga java e ardhshme institucionet e adminsitratës shtetërore do të nisin të paguajnë shtesat për pagat të muajve prill dhe maj.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi miratimin e projektligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit e bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Ministrja Ogerta Manastirliu tha se pas këshillimit kombëtar ku 61% e qytetarëve u përgjigj pozitivisht kësaj pyetje për inicimin e kësaj nisme ka filluar puna nga disa ministri për hartimin e projektligjit.
Manastirliu tha se projektligji parashikon ngritjen e agjencisë kombëtare të Kontrollit të kanabisit dhe regjistrin e subjekteve të licensuara, i aksesueshëm me qëllim monitorimin nga strukturat e shtetit.
Projektligji është depozituara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Ministria e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Brendshme dhe përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi për kontrollin dhe kultivimin e saj.
Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit dhe eksportimit për qëllime të mirëpërcaktuara me ligj.
Projektligji ka kaluar disa faza konsultime me ekspertë të huaj dhe vendas të vënë në dispozicion nga agjencia për zhvillim Giz Albania dhe u konsultua me shoqëritë farmaceutike.
Konsultimi ka zgjatur nga 30 Qershor 2022 deri më 10 Mars 2023, ku gjithashtu kemi pasur konsultime dhe bashkërendim për disa aspekte të projektligjit dhe me ekspertë të BE-së në vend.
Aspekte kryesore, lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, sepse aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e kultivimit, përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore.
Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit e cila do të bashkëpunojë me të gjithë agjencitë e tjera në vend, si agjencia e Barnave dhe pajisjeve mjekësore, agjencinë e farave dhe Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, me strukturat e policisë së shtetit.
Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi pasur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë të prodhimit të kontrolluar të kanabisit për qëllime mjekësore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca theksoi se është miratuar strategjia kombëtare të sigurisë ushqimore e përafruar me legjislacionin europian.
Krifca tha se kuadri ligjor është i rëndësishëm, pasi produktet bujqësore shqiptare synojnë tregjet europiane. Zbatimi i strategjisë do të ndahet në 3 pjesë dhe ka të bëjë me pjesën rregullatorë të inspektimeve që nga fermat deri te konsumatori.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor