Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria shkarkon Safet Gjicin


Paçka se Safet Gjici lajmëroi dorëheqjen pas publikimit të videos me skena seksuale nga zyra e tij, qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për shkarkimin e tij.

Njoftimin e bëri Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.