Vendosni fjalën kyçe....

Shiu përmbyt Kuçovën


Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Kuçovës pasditen e sotme. Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve, shkruan BW.

Nën ujë ndodhet e gjithë hyrja e qytetit dhe shumë nga rrugët brenda tij. Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti duke filluar nga ‘rrethrrotullimi i ullirit’ e deri tek nëntëkatëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, ‘1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as Nën/Stacioni Elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Shkak për këtë përmbytje që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Kuçovë janë bërë bllokimet e kanalizimeve.

Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë marrjen e masave për zhbllokimin e kanalizimeve të ujërave të larta deri më sot nuk është marrë asnjë masë për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe evitimin e përmbytjes së rrugëve.