Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet dhe goditet me shkelma kameramani i RTK-së në Leposaviç


Persona të maskuar në Leposaviq e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë goditur në mënyrë brutale kameramanin e televizionit publik të Kosovës, Bardh Bekteshin.

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar videon nga momenti i sulmit.

Stacionin policor në Leposaviq është në gjendje gatishmërisë. Ndërkohë bëhet e ditur se është sulmuar vetura e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Leposaviq, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.