Një protestë po zhvillohet para kryeministrisë. Nën sloganin ‘Dje, Sot, Nesër, Përjetë Bashkë’, qindra qytetarë janë mbledhur në bulevard lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
Qytetarët valëvitën flamujt e Shqipërisë e Kosovës, ndërsa brohorisnin për bashkim kombëtar.
“Duam bashkimin e kombit”, Fuck traktati i Lozanës, Londrës dhe Berlinit”, janë disa nga sloganet në protestë. Sakaq demonstruesit valvisin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Protesta vjen pas tensioneve në veri të Kosovës e sulmit të protestuesve serbë ndaj kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri.
Pak ditë më parë kryeministri Rama anuloim mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të parashikuar të zhvillohet në Gjakovë.