Vendosni fjalën kyçe....

Video me përmbajtje seksuale në Bashkinë e Kukësit, SPAK nis hetimet për Safet Gjicin


Një video e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici duke kryer akte seksuale është shpërndarë në rrjetet sociale.

SPAK ka nisur procedim penal për rastin, raporton News 24.

Video e publikuar sot mban datën 6 qershor 2023 rreth 1 muaj pas zgjedhjeve të 14 majit ku dhe Gjici u rikonfirmua në Bashki.

Video që qarkullon duket e filmuar me aparat celular mi një ekran tjetër.

Në video shihet Gjici me një grua teksa kryejnë aktin seksual.

Video është e paverifikuar nëse është filmuar fshehtasi apo kryer me synime shantazhuese.