Dy makina janë përplasur kokë më kokë në aksin rrugor Elbasan-Peqin dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një vajzë 8 vjeçe, e 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me një makinë tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem