Policia e Korçës ka goditur një grup të shpërndarjes së drogave në qytet.
Nga operacioni janë arrestuar 6 persona në flagrancë si dhe janë ndaluar 10 të tjerë ndërsa tre janë shpallur në kërkim.
Nga operacioni u sekuestruan 388 gramë kokainë e ndarë në doza, 9 kilogramë kanabis, 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak dhe 9 automjete.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas 6 muajsh hetime proaktive, operacioni antidrogë “Knock Doën 3”.
Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Doën” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Doën 3”.
Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:
– P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.
Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht:
-M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.
Gjatë operacionit “Knock Doën 3”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 9 kilogramë kanabis;
– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;
– 9 automjete;
– 28 aparate celular;
– 6 peshore elektronike;
– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;
-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.
Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.