Vendosni fjalën kyçe....

Kishin mbetur të bllokuar në det, shpëtohet dy turistët çekë në Dhërmi


Shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi iu kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve çekë që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues tip kajk, për shkak të dallgëve të larta.

Ditën e sotme, autoritetet e Policisë Himarë kanë marrë njoftim për 2 turistët që ishin duke lundruar në det, në plazhin e Livadhit, me një mjet lundrues kajk, të cilët e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Sakaq, raportohet se dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore pas rikthimit në breg.