Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Miratimi i projektligjit për kanabisin mjekësor hap pas në procesin e integrimit


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka quajtur hap pas në procesin e integrimit miratimin e projektligjit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Tabaku thotë se sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës dhe jo ligj për legalizimin e tij.

Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufijve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është një vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet ne procesin e integrimit.

Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!

Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë.

Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara ndryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anëtarësimin dhe jo në shkelje të tyre!

Kur shqiptarët presin të përshtaten reforma që çojnë përpara vendin, qeveria merr masat për të dërguar Shqipërinë edhe një herë në listën e zezë. Kur Europa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin europian që shqiptarët e duan.

Boll energji është harxhuar për të shkatërruar, sot çdo energji duhet harxhuar për të ndërtuar projektin evropian këtu. Jo me fjalë por me akte konkrete!”-shkruan Tabaku.