Disa pjesë të Francës perëndimore u tronditën të premten në mbrëmje nga tërmeti më i madh që ka prekur rajonin në një gjysmë shekulli, duke ccuar nw evakuimin e rreth 170 personave nga qyteti La Laigne dhe duke dëmtuar disa ndërtesa në gjithë zonën.
Tërmeti, për të cilin sizmologët thonë se ishte mes 5.2 dhe 5.8 të shkallës Rihter, u ndje mes Rennes në veriperëndim të vendit të BE-së dhe Bordeaux në jug-perëndim. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të së premtes.
Disa shtëpi, shkolla dhe kisha u dëmtuan nga tërmeti i rrallë, i cili është më i fuqishmi që ka goditur rajonin që nga viti 1972. Tërmetet me magnitudë mbi pesë ballë janë të rrallë në Francë, ku më i fundit ka ndodhur në nëntor 2019.
Të paktën dy pasgoditje u regjistruan të shtunën, duke shkaktuar shqetësime se ndërtesat e dëmtuara në tërmetin fillestar mund të bëhen të paqëndrueshme.
Autoritetet kanë treguar se nuk ka pasur viktima në qytetet e ndryshme të prekura. Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e tërmetit në qytetin Deux-Sevres. Kabllot e rrymës në qytetin fqinj Charente-Maritime lanë rreth 1100 njerëz pa energji elektrike.
“Është një tërmet i pazakontë në territorin tonë”, tha kryeministrja Elisabeth Borne gjatë një vizite në veri të vendit.
Borne shtoi se autoritetet do ‘sigurojnë padyshim’ që njerëzit e prekur nga tërmeti tw mund tw strehohen nwse kwrkohet.
Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin tha ndërkohë, se qeveria do aktivizojë masat e njohjes së fatkeqësive natyrore për të identifikuar me shpejtësi dëmtimet strukturore të ndërtesave që mund të kërkojnë vëmendje të menjëhershme nga inxhinierët.
Në La Laigne, departamenti lokal i zjarrfikësve paralajmëroi se kisha ishte bërë ‘krejtësisht e papërdorshme’.
Një shkollë është mbyllur gjithashtu si masë paraprake dhe një zyrtar i qeverisë vendore tha se shumica e shtëpive në qendër të qytetit ishin dëmtuar në një farë mase nga tërmeti.