Një 42-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Viktima është identifikuar si Ardit Alikaj i cili ka qenë duke peshkuar me veshje palombari në Liqenin e Butrintit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Reparti 57’ në Ksamil, shkruan BW.
Dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Trupi i tij është pikasur në sipërfaqe nga shoku i tij.