Tre persona janë arrestuar nga policia në rrugën Gjirokastër-Sarandë pasi akuzohen për transport të paligjshëm emigrantësh.
Ata u ndaluan në vendin e quajtur ‘ish-miniera e kripës’ në Finiq ndërsa në pranga kanë rënë Eduart Kërçiku, Elion Bakalli e Bernard Karaje, ndërsa në kërkim është shpallur Leonard Çeliku.
Ky i fundit ecte me makinë para tre mjeteve me emigrantë për të kontrolluar rrugën për prani policore.
Në tre mjetet u gjetë 13 emigrantë të paligjshëm të cilët synonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës.