Vendosni fjalën kyçe....

Shoqëronte Ervis Martinaj para zhdukjes, dënohet me 2 vite e 10 muaj burg ish efektivi Jeton Lami


Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami, i cili është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.

Mediat raportojnë se për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit, i ulet 1/3 e dënimit.

Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.